Igli, Gerti dhe Gjesti janë tre banorët më të rinj të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Edhe pse të dy u bënë pjesë e reality show-t mbrëmë, Gerti dhe Gjesti duket se kanë nisur përplasjet e para mes tyre.

Gerti është zgjuar duke i thënë Gjestit që të hajë banane, nga ana tjetër ai i kthehet duke i thënë që t’i hajë vetë meqenëse është i madh dhe ai i vogël.

Teksa të dy ndodheshin jashtë, Gerti fillimisht i tha “Gigi” ashtu siç ia vendosi mbrëmë Amber. Më pas i tha “hajde banane të vëllai”.

Pjesë nga biseda:

Gerti: Gigi

Laerti: Kush është Gigi?

Gerti: Ky (Gjesti). Gigi, yyy Gigi, Gigi. Hajde banane të vëllai

Gjesti: Po rri o burrë. Merre atë shokun tënd që po më thotë hajde në banjë. Ça keni me mua, shko merre bananen me vete dhe shko në banjë edhe…

Gerti: Do një banane, të jap unë një banane, a të keqen