Ministri i Jashtëm estonez, Margus Cakna ka bërë thirrje për shqyrtimin e ndalimit të TikTok në Evropë pasi rrjeti social u ndalua në SHBA. Cakna ka shkruar në platformën X se TikTok ka përhapur dezinformata vitet e fundit dhe siç ka deklaruar ai është një platformë “për manipulim elektoral”.
“Përveç kësaj, dihet se mbledhja e tij masive e të dhënave përbën një rrezik serioz për sigurinë. Ndalimi i TikTok duhet të merret parasysh edhe në Evropë,” tha Cakna.
Aplikacioni TikTok, në pronësi të kompanisë kineze Bytdance, pezulloi operacionet për përdoruesit në SHBA të shtunën vonë, përpara se ndalimi i rrjetit social në Amerikë të hynte në fuqi sot. TikTok është zhdukur nga dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google, raportoi Reuters.
“Ligji për ndalimin e TikTok është miratuar në SHBA. Fatkeqësisht, kjo do të thotë që ju nuk mund të përdorni TikTok për momentin.
Ne jemi të lumtur që (presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald) Trump ka treguar se do të punojë me ne për një zgjidhje për të rikthyer TikTok kur të marrë detyrën”, thuhet në mesazhin në aplikacion.