“Dakord që e keni inat qeverinë dhe kjo duket nga shumë larg por nuk është faj. Inati për qeverinë të të çojë në pikën që të flasësh kaq përçart, kjo është ti biesh vetes dhe të përhapësh gënjeshtra për llogaritë e atyre që te gënjeshtra janë kapur si i mbyturi pas fijes së barit dhe e dini për kë e kam fjalën. Ku i keni parë ju këta fëmijët që ne i likemi të vdesim. Natyrisht është pyetje retorike ashtu sikundër ju sikur nuk ju fajësoj fare se inati po, llumi i foltoreve, kanaleve dhe portaleve ku ju zhyteni po dhe normal që këtu ju dukeni vetë sikur vdesin njerëzit dhe për një aspirinë. Dëgjoni faktet çdo vit në Shqipëri kurohen në pavionet e pedriatrive tona 46 mijë fëmijë. 15 mijë prej tyre në QSUT dhe operohen mesatarisht 2400 fëmijë me sukses në QSUT. Dëgjoni se thoni rrofshin disa shoqata bamirëse dhe disa shqiptarë zemërmirë se të jetë për ne zemërgurët fëmijët këtu të gjithë vdesin. Çdo dit ne çojmë jashtë vendit mesatarisht 25 fëmijë, praa më tepër se të gjitha shoqatat të mbledhura bashkë, të cilat i falenderoj përzemërsisht për angazhimin e tyre të pamohueshëm, respekte.

Dhe nuk po iu lodh më shumë me programet e reja të kujdesit për fëmijët, vaksinimin falas çdo vit me shërbimin dentar që po e rikthejmë nëpër shkolla etj. Por thjesht ju përshëndes me urimin që të keni më shumë respekt për të vërtetën, pra për veten dhe më pak zë për të përhapur helme dhe gënjeshtra. Se ajo familja që erdhi nga Gaza erdhi me kërkesë të partnerëve ndërkombëtare dhe si rezultat i vlerësimit për shërbimin tonë pediatrik. Disa familje në të cilat njëra erdhi në Shqipëri, u çua nëpër disa vende të Evropës ku shërbimi pediatrik vlerësohet. Dhe e dyta, në vend se të bëheni përhapës të gënjeshtrave të atyre që e dini se kush janë, kërkojuni atyre llogari se nuk i dihet me inat kësaj pune. Inat kijeni këtë qeveri dhe këtu do ta keni prap. Inati nuk është as program dhe as alternativë, që iu mungojnë atyre që iu përdorin edhe ju si zëdhënës të gënjeshtrave të tyre.”, u shpreh Rama.