Ulja e ndjeshme e temperaturave solli në Pukë fenomenin e rrallë të reshjeve në formë akulli. Reshjet kanë krijuar pamje fanatstike mbi pyjet me pisha, rreth kurorës së gjelbër.

Deri më tani nuk raportohet për problematika nga emergjencat civile edhe pse zakonisht këto reshje mund të shkaktojnë dëme tek pemët e larta apo shtyllat e tensionit.

Reshjet e akullit apo siç njihet ndryshe shiu i ngrirë është një lloj i rrallë i reshjeve të lëngshme që godasin një sipërfaqe të ftohtë dhe ngrin pothuajse menjëherë.

Kushtet e nevojshme për shiun e ngrirë janë mjaft specifike, thonë metereologët, pasi pika e shiut përhapet për një moment në të gjithë sipërfaqen para se të ngrijë, duke e mbështjellë sipërfaqen e bimëve e pemëve në një shtresë akulli të pastër.

Për të fundit here në Pukë kanë rënë reshje në formën e akullit gjatë vitit 2012.