Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij, ikën edhe vjen me sezone. Natyrisht, distanca e bën me të ngushtë raportin me të bijën, ndaj ai përpiqet që të jetë sa më shumë i pranishëm në jetën e saj.
I ftuar sot në “S’e luan Topi” me Erjona Rusin, Eno rrëfeu se është përpjekur që të jetë sa më shumë i pranishëm në jetën e saj, edhe pse nuk është i sigurt nëse është një baba i mirë. Kur të rritet Liv, thotë ai, do ta kuptojë nëse ai ka bërë më të mirën për të.
Duke rrëfyer për përjetimet e para kur mësoi se do të bëhej baba, Eno ndalet edhe te momentet më të bukura që ka kaluar me të.
“Në fillim unë jam trembur nga kjo. Ka qenë një stad jete, të cilin ne e kërkonim, ende edhe pa qenë gati, dhe kur ndodhi, m’u duk sikur çdo gjë duhet ta timonoja ndryshe, me mënyrën se si duhet të përshtateshim me një fëmijë që rritej dhe kërkonte vëmendjen”,– tregon Eno.
I pyetur nëse është një baba i mirë, i vrazhdë apo tolerant, Eno tregon: “Nuk e do a jam baba i mirë. Kur të rritet Liv, do të ketë një konkluzion nëse kam qenë baba i mirë mjaftueshëm…”