Me përfundimin e Big Brother VIP Kosova ku ajo mbajti rolin e producentes ekzekutive në këtë edicion të tretë, Olsa Muhameti ka vendosur të shijojë disa pushime. Me këtë rast, ajo u ka përkushtuar disa minuta ndjekësve në rrjetet sociale për t’i bërë pyetje rreth eksperiencës së saj në Kosovë.

Olsa është pyetur për rrogën, humbjen e nënës dhe gjithë vështirësitë e sfidat në ambientin e ri të punës që e gjeti edhe larg shtëpisë.

-A e ke rrogën e mirë në Kosovë? A je paguar mirë?

Shumë pyetje për paratë! Më besoni, kurrë nuk kam punuar për to! Paratë vijnë nëse ti jep 100% tënd, madje mendoj, kur nuk janë paratë në vend të parë vijnë më shumë se kur fokusi është te to! Sepse leku të shpërqendron dhe bën që hera-herës të bën më shumë të humbasësh sesa të fitosh!