Kancelari federal, Olaf Scholz, u propozua zyrtarisht si kandidat i socialdemokratëve për zgjedhjet gjermane, të cilat do të mbahen më 23 shkurt. Siç raportohet, shumica dërrmuese e 600 delegatëve në konferencën e Partisë Social Demokrate (SPD) në Berlin votuan në favor të 66-vjeçarit, me një votë të qartë.

Në fjalimin e tij, Scholz paralajmëroi për rreziqet e një kontrolli të CDU/CSU. Ai theksoi gjithashtu se shkurtimet e taksave të premtuara nga Partia Kristian Demokratike (CDU/CSU) do ta bëjnë edhe më të lehtë për milionerët dhe miliarderët dhe se njerëzit e zakonshëm do ta paguajnë faturën me shkurtime për kujdesin, shëndetin dhe pensionet.

Për më tepër, Scholz deklaroi se gjendja e jashtëzakonshme që mbizotëron në botë kërkon një qeveri me maturi, qartësi dhe përvojë. Solz u emërua unanimisht si kandidat për kancelar nga bordi federal i SPD në fund të nëntorit, pavarësisht kritikave nga krahu rinor i partisë, SPD Jusos.