Nuk ka vonuar shumë reagimi i Olsa Muhametit, pasi Gjesti i suprizoi të gjithë mbrëmjen e kaluar me hyrjen e tij në Big Brother VIP Albania, as 24 orë pasi kishte dalë nga Big Brother VIP Kosova.

Autorja e BBVK, Olsa Muhameti ka postuar pak minuta më parë një foto në Story nga një destinacion me borë, duke mos e kursyer një thumb për BBVA, që sipas saj po e mban ajo.

“Duke pushuar disa orë sot, se ta mendosh po mbaj dy Big Brother-a, jo vetëm një. Uhhh, sfilitëse!” -ka shkruar Muhameti.