Qarkullimi i masave ajrore me origjinë Jugperëndimore do të sjellë mot të paqënryeshëm sërish në territorin shqiptar ku zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga vranësira dhe shira të dobët ndërsa në zonat e thella malore do të ketë reshje të pakata dhe të izoluara dëbore.
Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë përkohësisht kushtet atmosferike në të gjithë Shqipërinë dukë ri-sjellë intervale të shkurta më kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.