Ditën e sotme pas përplasjes së ashpër mes Xumit dhe Eglit dhe Gerta ka reaguar keq ndaj kësaj të fundit.
Konkurrentja shpërthen ndaj Eglit duke i thënë se në momentin që Gjesti është bërë pjesë e shtëpisë, ajo nxorri fytyrën e vërtetë dhe shprehu pëlqim ndaj tij.
Nga ana tjetër Gerta ia rikutjon Eglit se kur ka nisur formati banorja është shprehur se nuk do të ndikohet nga askush dhe nuk do të krijojë lidhje me asnjë brenda shtëpisë!
Gerta: Erdhi këtu edhe tha: “Unë jam një vajzë që do mbaj qëndrimet e mia, unë jam një vajzë që nuk do ndikohem nga askush, unë jam një vajzë që nuk do bëj lidhje në shtëpi” dhe çfarë ndodhi? Sapo erdhi Gjesti në shtëpi e nxorri fytyrën e vërtetë se kush ishte! Ato që tha i ka hedhur vetë poshtë dhe gënjeu për nominimin e Xumit, asgjë nuk i ka bërë Xumi! Kjo vajza që u mor njëherë me Aldon pastaj me Gjestin, kjo vajza parimore!