Banorja e Big Brother Vip Albania, Egli Tako, gjatë një bisede me Jozi Markun, ka thënë se Xumin, i cili ka shprehur pëlqim për të që në ditët e para të qëndrimit në shtëpi, nuk e sheh si partnerin e saj.

Këngëtarja është shprehur se e vlerëson shumë si djalë humoristin, por thekson se ai nuk është në shijet e saja.

“Janë ca gjëra që sss…, e vlerësoj shumë si çun por ka ca gjëra që nuk dua t’i shoh tek partneri im i ardhshëm. Janë shumë gjëra që nuk më bëjnë sens me atë që mua më tërheq,” u shpreh Egli teksa shtoi se ndihet në siklet të madh për situatën që Xumi ka krijuar.