Gazetari Flogert Muça thotë se përçarja e opozitës është në interes të Partisë Socialiste, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Muça u shpreh se Sali Berisha e di fare mirë që i ka të humbura zgjedhjet, por po mbledh aleatë rreth vetes, që të vazhdojë luftën kundër SPAK dhe drejtësisë.
“Kjo hartë, normalisht për mazhorancën do nxjerrë numër të madh deputetësh që do dalë nga vota preferenciale. Nga sondazhet, mazhoranca mund të kapërcejë 80 mandate. Lajmi në këtë kod të ri zgjedhor, janë mandatet e opozitës, që me shumë gjasë, do jenë të emëruar të Sali Berishës. PD, duke parë sondazhet, nuk e kalon pragun prej 12 mandatesh në Tiranë. Është PS që e shijon këtë përçarje opozitare. Doktori e di që nuk do marrë pushtetin. Ajo që do vazhdojë pas zgjedhjeve, është lufta kundër SPAK. Doktorit i duhen sa më shumë aleatë për të luftuar SPAK. Doktorit i duhen ushtarë, ai ka vendosur në krye të një bridage ushtarake, edhe Ilir Metën. Doktori ka vepruar drejt për hallin e tij. Për hallin e tij po e bën këtë, është e dukshme”, theksoi ai.