Një kompleks pallatesh tek “Komuna e Parisit” është përfshirë nga zjarri paraditen e sotme.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë në një paketë elektrike.

Mësohet se flakët janë vendosur nën kontroll, ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar.

Në pamjet e siguruara nga Panorama.al, shihen flakët që kanë përfshirë pallatin dhe shtëllungat e zeza të tymit.

Ende nuk ka një njoftim nga policia lidhur me rrethanat e ngjarjes.