Intervistat e Marina Vjollcës janë të rralla dhe vetë shprehet se nuk i preferon shumë, por këtë herë ka bërë një përjashtim. E gjendur përballë Alketa Vejsiut në “Inspire”, moderatorja ka treguar anën e saj si nënë, bashkëshorte, vajzë, sipërmarrëse dhe figurë e ekranit.

Në këto të fundit e kemi parë ta tregojë veten duke provuar edhe suksesin e saj, por jemi kuriozë për Marinën në shtëpi, pa kamera. Biseda ndalet te vajza, Marget dhe pikërisht te çasti kur ajo erdhi në jetë.

Ka qenë një nga momentet… e kam përjetuar sikur ka qenë ëndërr, pra unë tani e kam atë ndjesinë, por është prapë kështu një gjë…kalon botën, kalon tokën, është një gjë shumë qiellore. Ka qenë një ndjenjë e pabesueshme që unë e solla në jetë dhe nuk e besoja, i thoja doktorëve ‘vërtet është e imja?’ Pata një shtatzëni shumë të vështirë, por që me shumë besim, ia dola. Një shtatzëni që ka qenë duke dështuar.

9 ditë pas lindjes, Marina u rikthye në ekran me “Klanifornia” duke i habitur të gjithë, por për të ishte një vendim i nevojshëm për të vazhduar përpara, edhe pse situata s’ishte e lehtë. Getoar Selimi e ka cekur pak në një moment që ka kaluar një episod të vështirë shëndetësor dhe motivi i tij kryesor ishte vajza që pritej të vinte në jetë.

Periudha që unë u bëra nënë ka qenë një nga periudhat më të vështira në jetë. Mendoj që mund ta themi edhe për shkakun e gjendjes familjare që unë përjetova me Getin, të sëmundjes së Getit dhe mendoj që i dhashë forca vetes dhe i thashë unë thjesht duhet të punoj, nuk do ta lëshoj veten dhe vazhdo ritmin që ke dhe mos u deprimo për shkak të së gjithë situatës që ke, që të gjithë po e përjetonim dhe unë thjesht nuk ndala ritmin dhe vazhdova. Kjo më bëri më të fortë dhe mendoj që e kalova shumë më shpejt gjithë procesin pasi bëhesh nënë.