Zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit në Kosovë kanë ndezur papritur një politikë shumë të ashpër mes Rexhep Qoses dhe Berat Buzhalës.

Gjithçka ka nisur pasi Akademiku, që prej një kohe të gjatë nuk ishte i pranishëm në media me shkrimet e tij, deklaroi publikisht se në këto zgjedhjet do të mbështesë Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

Përgjigjja i erdhi nga Berat Buzhala, që i përmend Qoses faktin që ka qenë i përkëdhelur i Titos, dhuratën 200 mijë euro të Hashim Thaçit dhe qëndrimin që ka mbajtur për trazirat në vitin 1997 në Shqipëri kur kërkonte eliminimin e Sali Berishës.

Në një letër të gjatë në rrjetet sociale, Rexhep Qosja rendit arsyet përse do të votojë për Albin Kurtin në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai thotë se gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes, në Kosovë u miratua ligji për sekuestrimin e pasurive të vëna përmes korrupsionit dhe se në periudhën para saj mbizotëronte politika e servilizmit, nepotizmit, pasigurisë për jetën dhe rrezikut të të drejtave të njeriut.

“Do të votoj sepse Vetëvendosja me Kryeministër Albin Kurtin, padyshim, e ka ngritur prestigjin vendor dhe ndërkombëtar të politikës së Kosovës. Unë do të votoj në moshën, ja, tetëdhjetë e nëntë vjeçare, për Kosovën demokratike të çliruar prej korrupsionit e të këqijave të tjera të shumta, që cenojnë, e pengojnë demokracinë dhe virtytet kombëtare”, thotë ndër të tjera Akademiku Qosja.

Pozicionimit të hapur të Qosjes i është përgjigjur gazetari Berat Buzhala, i cili e akuzon akademikun si njeri të përkëdhelur të Titos, ndërsa letërsinë e tij, sipas Buzhalës e kanë vlerësuar vetëm pseudointelektualët.

Gazetari thotë se Rexhep Qosja ka qenë gjithmonë servil i pushtetit, teksa i përmend dhuratën 200 mijë euro që i bëri Hashim Thaçi në formën e vlerësimit për veprat e tij.

“Ikja e tij nga Prishtine ne Bllace, gjate kohës se luftës, duke e rru mjekrren per t’u dukur ndryshe, e tregon gjithe trimerine dhe vendosmerine e tij. Ibrahim Rugova dhe populli i Kosoves jane kane tregu vendin ketij plaku matuf, kur pas luftes e lane me vetem 2 perqind te votave te popullit”, shkruan Buzhala.

Shkrimi i plotë i Rexhep Qoses

Me 17 dhjetor 2024 prej KQZ-së më erdhi ky mesazh: “Përshëndetje nga KQZ. Qendra jote e votimit është caktuar. Shikoje dhe ndërroje tani nëse nuk të përshtatet…”
Ky mesazh më nxiti ta kujtoj herën e parë dhe të fundit kur e kam ushtruar të drejtën e votimit në Kosovë. Ishte viti 2000.
Kosova është bërë shtet i pavarur në sajë të luftës së drejtë, çlirimtare, të lavdishme dhe të Idealit shtetkrijues kombëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pa të cilën nuk do të mund të parashihej as prej intelektualit, politikanit a shtetarit më largpamës se edhe sa kohë, sa shekuj Kosova do të ishte e pushtuar prej Serbisë.
Votimet e shkurtit 2025 do të jenë hera e dytë kur do ta ushtroj këtë të drejtë.
Pse Rexhep Qosja do të votojë në këto zgjedhje në moshën tetëdhjetë e nëntë vjeçare?
Do të votoj sepse votimi, sidomos në zgjedhjet e përgjithshme, shtetërore, është obligim shoqëror, kulturor, etik e kombëtar.
Do të votoj sepse më kanë nxitur para së gjithash dy të dhëna: e para, ligji që ka miratuar Qeveria me Kryeministër Albin Kurtin për sekuestrimin e pronës, pasurisë së paligjshme, korruptueshëm të fituar, dhe e dyta fushata zgjedhore e opozitës. Është kjo një fushatë zgjedhore e pandodhur, e padëgjuar ndonjëherë në Kosovë.
Do të votoj sepse është kjo një fushatë që e shënojnë sasiorisht dhe kuptimisht urrejtje, gënjeshtra, shpifje, e kjo domethënë mungesa elementare e përgjegjësisë etike për veprimin dhe mendimin e pjesëmarrësve në fushatë!
Do të votoj sepse është kjo fushatë e partive që para katër vitesh e bënë të mundshme fitoren e Vetëvendosjes me përqindje që karakterizon Referendumet e jo zgjedhjet politike partiake.
Do të votoj sepse është kjo fushatë e subjekteve politike në kohën e pushtetit të të cilëve në Kosovë mbisunduan të këqija shoqërore, politike, pushtetore të papritura.
Do të votoj sepse ajo ishte koha kur korrupsioni dhe nepotizmi u bënë sëmundje e pashërueshme e njëmendësisë shtetërore; kur të vërtetat u pushtuan prej gënjeshtrave të ndryshme; kur drejtësia u pushtua prej padrejtësisë; kur siguria u kërcënua prej krimeve të ndryshme; kur dinjiteti u cenua prej servilizmit si mjet që servilëve u siguron privilegje të ndryshme; kur paqja u cenua prej dhunës; kur shpresa u cënua prej dëshpërimit.
Do të votoj sepse në kushtet e këtilla u rrezikuan të drejtat e njeriut, barazia e dinjiteteve, shpresat dhe meritat e të papushtetshmëve.
Do të votoj sepse shpërfytyrimet e tilla të njëmendësisë politike, shtetërore, shoqërore sollën emigrimin pamatshëm të shtuar sidomos të të rinjve dhe infermierëve e mjekëve dhe bashkatdhetarëve të tjerë pavarësisht prej profesionit.
Do të votoj sepse në kohën e qeverisjes së saj Lëvizja Vetëvendosje me Kryeministër Albin Kurtin bëri betejë politike dhe shtetërore të suksesshme kundër të këqijave të sipërthëna.
Dhe kjo betejë i solli përkrahjen e shumicës së qytetarëve, por edhe mosdurimin e disa të tjerëve interesat e të cilëve cenoheshin qoftë edhe sado pak prej saj.
Mosdurimi i tyre ndërkaq frymëzohej prej fitores referendumore të Vetëvendosjes me përqindje të padëgjuar në Evropë në atë kohë.
Do të votoj sepse Veriun e Kosovës të përtej Urës së Ibrit, atë hapësirë shumë të çmuar e të pasur të Kosovës, të sunduar prej serbëve edhe pas luftës çlirimtare të UÇK-së, Vetëvendosja me Albin Kurtin Kryeministër ia ktheu sovranitetit të Kosovës dhe e pastroi prej krimit të organizuar të serbëve, kur e kur të serbëve në bashkëpunim me disa shqiptarë, që ndodhnin atje.
Do të votoj sepse bisedimet me Beogradin Albin Kurti i quan të pashmangshme e të rëndësishme, duke i kushtëzuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, sepse sovranitetit të Kosovës Vetëvendosja me Albin Kurtin Kryeministër ia ktheu edhe komunat në të cilat serbët ushtronin pushtet paralel të paligjshëm.
Do të votoj sepse Vetëvendosja me Kryeministër Albin Kurtin, padyshim, e ka ngritur prestigjin vendor dhe ndërkombëtar të politikës së Kosovës.
Unë do të votoj në moshën, ja, tetëdhjetë e nëntë vjeçare, për Kosovën demokratike të çliruar prej korrupsionit e të këqijave të tjera të shumta, që cenojnë, e pengojnë demokracinë dhe virtytet kombëtare.
Unë do të votoj për një politikë të dinjitetshme të bazuar në largpamje me përkushtim shoqëror, shpirtëror, kulturor, etik, kombëtar të Kohezionit mes Shqipërisë e Kosovës, mes Diasporës e Atdheut, e cila i kontribuon si duhet e sa duhet cilësorisht e sasiorisht idealit historik atdhetar: Bashkimit të pashmangshëm të Kosovës e Shqipërisë.

Shkrimi i Berat Buzhalës

Më falni në shprehje, por Rexhep Qosja si karakter është një cope muti, kurse letërsia e tij është gjithashtu një cope m*ti.

Qe pse:
– Rexhep Qosja gjatë kohës së Titos ka qene i përdheluri i partisë, ka qene Benjamini i liderit komunist te kohës, Fadil Hoxhës, duke e pasur një jete të begate bashke me familjen e tij.

– Një cope e m*tit janë romanet e tij, kurse vepra Çështja Shqiptare, qe ka pas bo aq shume buje ne qarqet pseudointelektuale, është një vepër qesharake pa kurrfarë baze shkencore, thjeshte një përsëritje e pavlere dhe e paperkthyer dhe e papërkthyeshme ne asnje gjuhe botërore.

– Rexhep Qosja është një cope muti si karakter, sepse sa ishte Thaci ne pushtet, u be servil i tij, duke e pranuar dhuraten prej 200 mije eurove, ne forme te korrupsioni, për kinse veprat e tij.

– Ikja e tij nga Prishtine ne Bllace, gjate kohës se luftës, duke e rru mjekrren për t’u dukur ndryshe, e tregon gjithë trimerine dhe vendosmërine e tij.

– Ibrahim Rugova dhe populli i Kosovës janë kane tregu vendin këtij plaku matuf, kur pas luftës e lanë me vetëm 2 përqind te votave te popullit.

– Rreshtimi i familjes Rugova kah LDK, ditëve të fundit, e nxiten këtë malsor idhnak, dinak dhe servil ndaj pushteteve, qe ta provoje edhe njëherë fatin e tij, përmes mbështetjes politike për Kurtin dhe LVV’ne.
– Elektorati i madh rugovist duhet me e shfrytëzu këtë moment, qe te ngritët ne këmbë.

E pabesueshme, mirëpo disa miq te PDK’se u preken me etiketimin qe ia bona Rexhep Qosjes.
Nuk po e di a ma shume jane preke qe i thash eshte mut njeri, a mut shkrimtar.
Ani kur po me thojne eshte shkrimtar i mire. Shkrimtar i mire, ne krahasim me kend o burra? Me Albatros Rexhen?

Rexhep Qosja eshte konsideru njefar shkrimtari vec ne kohen e Jugosllavise, sepse Jugosllavise i eshte deshte nje shqiptar me e promovu.

Kryevepra e tij – oh! – konsiderohet vepra “Vdekja me vjen prej syve te tille”, qe eshte nje roman medioker edhe per rrethanat e leteresise shqipe – minus Kadarene.

Pastaj, Rexhep Qosja si politikan e shperfaqe karakterin e tij prej njeriut te poshtër. Kur Shqipëria po digjej nga trazirat dhe dhuna e vitit 1997, kur u vranë mijëra shqiptare, ai doli me atë tezen e tij te famshme “Revolucioni i vonuar demokratik”.

Pra, Qosja se kishte gajlen e vrasjeve se shqiptareve dhe djegies se Shqipërisë, e kishte gajlen e eliminimit politik te Sali Berishes.

Edhe allahile mos me folni për shkrimet dhe leteresine e tij, nese as vete Qosjen se keni lexu.
Votuesi i Lidhjes Demokratike te Kosoves duhet me e dite kend e ka përballe. Posaçerisht ata qe te Albin Kurti e shohin “pak” Ibrahimn Rugovën.

Paj dorën ne zemër edhe votuesit e partive te tjera ish deshte me e dite, posaçërisht votuesi i Hashim Thacit.
Qysh bre ky m*t një fjale se flet per Thacin, i cili ia kishte fale 200 mije euro?
p.s
Ju te gjithë e dini se sa me veshtirësi përdori terma fjalor vulgar, mirëpo Rexha e meriton.