Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas do të përcillet sot për në banesës e fundit, ku do të prehet në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” ashtu siç ishte edhe dëshira e tij.
Ceremonia mortore do të mbahet në orën 11:00, ndërsa paraprakisht do të zhvillohet mesha e përshpirtjes që do të drejtohet nga Bartolemeu, i pari i ortodoksëve në botë
Pjesë e ceremonisë pritet të jenë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis me një pjesë të kabinetit të tij prej 5 ministrash, një delegacion përfaqësues nga Vatikani, që do të drejtohet nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin, Patriarku i Kostandinopojës, Bartolomeu, Patriarku i Izraelit Theofili i Jerusalemit, Kryepeshkopit të Greqisë Jeronimi, Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë, i Bullgarisë, i Rumanisë, Kryepeshkopi dhe klerikë nga Polonia, drejtues të “Saint Egidio” në Itali; delegacion nga Këshilli Botëror i Kishave (institucion që përfshin të gjitha kishat, katolike, protestante apo ortodokse), përfaqësues nga unioni ‘Fetë për Paqen’, një delegacion nga kishat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pritet që të mbahen fjalime nga të pranishmit, si dhe kryeministri Edi Rama dhe kreu i qeverisë greke Mitsotakis.