Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, i ka dërguar shkresë zyrtare Shërbimit Informativ i Shtetit (SHISH) duke i kërkuar që t’i vendosin në dispozicion çdo informacion lidhur me akuzat e kryedemokratit Sali Berisha se SHISH-i e ka përgjuar.

Juristi Edmond Petraj ka sqaruar për RTSH-në rastet kur SHISH-i vihet në lëvizje dhe merr nën përgjim një person.

“Në ligjin e posaçëm të Shërbimit Informativ Kombëtar ka disa detyra kryesore për institucionin. Në qoftë bëhen hetime jashtë natyrës së vet, kemi mbivendosje me institucionet e tjera, me strukturat hetimore, sidomos me Strukturën e Posaçme apo prokuroritë e rretheve.