Kryeministri Rama do të rikthejë turin e takimeve me diasporën. Këtë herë, Partia Socialiste do të dërgojë në Greqi dhe Itali disa nga drejtuesit politike të qarqeve për t’u takuar me emigrantët.

Në Athinë, do të shkojë drejtuesi politik i Vlorës, Bledi Çuçi dhe drejtuesja politike Mirela Kumbaro. Ata do të shoqërohen edhe nga kryetarët e bashkive të Vlorës dhe Gjirokastrës.

Ndërkaq, në Itali do të shkojë Taulant Balla, drejtuesi politik për diasporën. Drejtuesit politikë do të shkojnë në Greqi dhe Itali më 11 janar, kur dhe nis regjistrimi i emigrantëve. Turi do të vazhdojë edhe në javët në vazhdim.