Planetët janë rreshtuar në qiell duke shumëfishuar energjinë dhe parashikimi i kësaj jave sjell lajme të mira. Hëna e re në Ujor është një tjetër nga ngjarjet kryesore të javës që përkon edhe me Vitin e Ri kinez në datën 29. Meri Shehu parashikon se java e fundit e janari do të ketë disa realizime, përfitime financiare, por për secilën shenjë ka diçka ku duhet të mbajnë sytë hapur.

Astrologia bëri edhe një parashikim të shkurtër për Vitin e Ri kinez që do të sjellë pasuri e realizim shpirtëror, por karakterizohet nga dinakëria e fshehtësia.

Meri Shehu: Java është e këndshme, por sa u përket zjarreve kemi parashikuar që është Marsi i kundërt në Gaforre dhe kemi thënë që probleme me çështje familjare, delikate që përkthehen, Marsi, planeti energjitik që e kthen mbrapsht dhe sidomos në çështje familjare, kështu që përderisa të jetë Marsi i kundërt edhe gjatë shkurtit, duhet të kenë kujdes. Në qiell, planetët janë rreshtuar të gjithë në një anë dhe ky është një fenomen i bukur. Ndikim social te njerëzit se janë rreshtuar të gjithë planetët e mëdhenj Saturni, Neptuni, Jupiteri pak më poshtë, Marsi, Dielli, Plutoni, Afërdita pra i kemi të gjithë në një anë të qiellit kështu që shpresojmë që gjithë kjo energji që është ndier në një anë të sjellë disa ndikime të fuqishme, por varet se ku ndikon. Kjo javë është edhe java e Vitit të Ri kinez, data 29 që futet shenja e Gjarprit me elementin e drurit që ka dy aspekte shumë të mëdha. Është si një korrje e mirë e atyre që kemi mbjellë këto vite dhe një pasurim shpirtëror, por ka edhe anën tjetër, dinakërinë dhe fshehtësinë, megjithatë të dyja kto do të shohim çfarë produktiviteti do të japin.

Dashi – 2 yje

Hëna e re në Ujor në datën 29 është e bukur sepse lidhet bukur me Jupiterin në Binjak dhe tendencat janë pozitive këtë javë, por marrin dy yje sepse zbulohet një e fshehtë që nuk do të jetë shumë e mirë për Dashët në datën 28 kur Mërkuri sapo hyn në Ujor. Bëhen thashetheme, një prapaskenë ose zbulohet diçka që nuk do të jetë shumë pozitive për ta.

Demi – 4 yje

Afërdita me Saturnin në Peshk bëjnë ca lidhje pozitive me Mërkurin para se të futet në Ujor, kështu që deri diku gjejnë rrugën, një qëllim, një takim ose një sqarim të rëndësishëm, sidomos me njerëzit e afërt. Është java që ata të pajtohen, të afrohen dhe të bëjnë diçka të mirë me një grup njerëzish të afërm që pastaj gjërat të shkojnë mirë.

Binjakët – 3 yje

Hëna e re do të jetë respektvisht e mirë rreth datës 29 kështu që shumë Binjakë që duan të bëjnë një fillim të ri, të dalin nga një lloj errësire, pasigurie, të çlirohen nga disa fobi që kanë, mund të marrin një revansh të mirë dhe të bëjnë fillime të reja me kontaktet, udhëtimet jashtë dhe një jetë të re.

Gaforrja – 4 yje

Megjithëse kanë Marsin e kundërt në shenjën e tyre dhe nuk ndihen mirë, pak para datës 28 janë lidhjet e bukura Afërditë-Saturn në Peshk me Mërkurin në Bricjap dhe ca marrëveshje të mira, një bashkëpunim, një ofertë, martesë, diçka pozitive ose një rikthim nga e kaluara.

Luani – 1 yll

Mërkuri futet në datën 28 në Ujor, del përballë shenjës së Luanit takohet me Plutonin dhe shenjat Dem, Luan, Akrep dhe Ujor kanë diçka të fshehtë që u del diku dhe në rastin e Luanëve kthehet në një kundërshtar të fuqishëm. Duhet të kenë kjdes në bashkëpunime, në martesa, në kundërshtarë që dalin nga mesi i errësirës dhe i godasin. Kujdes të lindurit në 10-ditëshin e parë.

Virgjëresha – 3 yje

Ka bashkëpunime të mira deri në datën 28 kështu që ta shfrytëzojnë këtë moment, të marrin pjesë në diçka ku pritet të ndahet, qoftë kjo edhe materiale, të bëhen pjesë e një bashkëpunimi, të mos rrinë kokëfortë dhe të tërhequr. Mund të përfitojnë ekonomikisht sepse pas datës 28 gjërat ndryshojnë dhe varet si. Shkurti është muaj i çuditshëm për to.

Peshorja – 3 yje

Hëna e re në Ujor në datën 29 i çliron nga shumë problematika dhe Marsi i kundërt në Gaforre që e ka në çështjet e karrierës dhe vërtet e kaluara rikthehet për të ardhur mirë, por me pasoja. Peshoret mund ta fillojnë revanshin dhe ndryshimet e tyre në datën 29 dhe aty gjërat do të marrin një drejtim shumë të fuqishëm. Ka prapaskena, lëvizje të fshehta por do të arrijnë të ekuilibrojnë qëllimet që duan.

Akrepi – 4 yje

Deri në datën 28 e kanë mirë në dashuri, oferta pune, takohet Mërkuri me Afërditën bukur në Peshk, bëjnë ca lidhje, bashkëpunime, biseda të rëndësishme. Shtrohen diku në ndjenjat e tyre, marrin një pozicion më të mirë, vjen një ofertë më e mirë. Të kenë kujdes me hënën e re sepse merr pjesë Plutoni dhe ka gjëra në çështjet familjare që duhet të jenë vigjilentë.

Shigjetari – 3 yje

Do të dalin shumë mirë ekonomikisht, në takime të fshehta erotike, do të pasurohen shpirtërisht, do ta kenë të nevojshme këtë gjë, një siguri shpirtërore dhe ekonomike deri në datën 28 ose mund të blejnë një pronë. Ka një tendencë shtimi pasurie. Është moment i mirë deri më datë 28, por edhe hëna e re nuk është e keqe për një ofertë të mirë pune, sidomos me shtetin.

Bricjapi – 3 yje

Kanë qenë keq sepse Marsi i kundërt në Gaforre është në kundërshtim me ta, por Mërkuri në shenjën e tyre do të bëjë një lidhje të bukur me Afërditën dhe Saturnin, planetin e tyre dhe mund të rregullohet diçka. Edhe nëse janë thyer shumë pjesëza, mund të ndodhë një magji.

Ujori – 3 yje

Hëna e re në shenjën e tyre përkon me Vitin e Ri kinez në datën 29 sepse ai nis gjithnjë me hënën e re në Ujor dhe marrin pjesë direkt në këtë gjë. Hëna në shenjën e tyre është e bukur, do të kenë fat në dashuri, studime, kontakte me jashtë dhe u jep një garanci ekonomike.

Peshqit – 3 yje

Falë Afërditës, Saturnit e Neptunit në shenjën e tyre, do të kenë fat në ekonomi, dashuri dhe gjërat nuk do të ecin keq. Me hënën e re duhet të shohin sesi të rregullojnë gjëra që e kaluara s’u ka dhënë shumë avantazhe. Mund të hapin një punë të re, të meditojnë ose të kërkojnë një relacion bashkëpunimi me një person femër të afërt ose drejtuese që kanë pasur problematika, si edhe të rregullojnë çështjet ligjore./tvklan.al/