Në një aktivitet për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, kryeministri Edi Rama tha se këtij komuniteti duhet ti jepet statusi i njëjtë me atë të Vatikanit. Kreu i qeverisë për të gjithë kritikët pati një përgjigje kur tha se askush nuk duhet të trembet nga shteti bektashi. Rama vlerësoi rolin e bektashinjve në historinë e Shqipërisë ndërsa tha se janë një testament kombëtar që duhen mbrojtur.

Pjesë nga fjala e Ramës

Bektashizmi është monument i gjallë kulture që duhet të mbrohet me doemos nga shteti dhe populli shqiptar. Këto mund ti them pa gajlen më të vogël, sepse në këtë rast shyqyr zotit nuk jam bektashi dhe nuk mund të më akuzojë njeri që po bëj diçka në favor të një pale. Bektashinjtë nuk janë palë, rruga e mundshme e bektashinjve shqiptarë është një rrugë unikale, mistike, tolerance dhe uniteti që mishërohet në fjalët e Naimit. Për Naimin, bektashizmi është vlerë e posaçme kombëtare se nuk sheh dallim mes myslimanit dhe të krishterit, se të gjithë janë një në zyrë e zotit. Bektashizmi është një traditë shpirtërore që e ka ndikuar thellë pëlhurën kulture fetare, dhe shoqërore të Ballkanit.

Bektashizmi nuk është komunitet, por është një dritë udhëzuese që shkon përtej kufijve të besimit duke ofruar një mesazh të paepur dashurie, dhembshurie dhe largpamësie dhe çka e bën unikal në lloji e vet, është se brenda këtij mesazhi në mënyrë paekuviok te largpamësia bektashizmi ka edhe atdhe dashurinë.

Bektashizmi nuk erdhi në Shqipëri me ushtarë, nuk erdhi të futet mes shqiptarëve me forcën e shpatës, bektashizmi erdhi me zemër me dashuri me mesazh rrëqethës për nga thjeshtësia, zoti nuk është në xhami, kishë, teqe, zoti është në zemër. Kështu, në shekullin XV dhe , bektashinjtë u vendosën edh enë trojet tona duke na sjellë jo vetëm një besim të ri por edh enjë mënyrë të re jetese. Në këtë libër është e jashtëzakonshme të shohësh se si teqet ishin si shtëpi të hapura për të gjithë, myslimanë, të krishterë apo ata që nuk besonin në asgjë takoheshin dhe ishin të gjithë barabartëisisht të mirëpritur dhe për vetë bektashinjtë nuk kishte trajtim të veçantë. Pastaj, teqet u bënë shkollat shqipe, nëse ne sot flasim shqip dhe nëse sot alfabeti ynë është latin, nuk është grek, nuk është sllav, kjo i detyrohet ndër të tjera në mënyrë të posaçmeve teqeve ku baballarët krijuan një rrjet të tërë të përcjelljes së alfabetit në gjuhën shqipe dhe ku u farkëtua një pjesë e mirë e shpirtit tonë kombëtar që u bë bartësi i idesë dhe forcës për shpalljen e pavarësisë.

Shqipëria është i vetmi vend në botë ku bektashinjtë njihen zyrtarisht falë për të kohëve të fundit të Baba Mondit, ka një njohje edhe në Kosovë dhe Maqedoni ndër shqiptarët. Shqipëria është vendi i përcaktuar prej tyre dhe e përsëris, kush flet duhet ti marrë disa informacione nga historia. Ka disa arsye përse erdhën këtu dhe ka disa arsye se përse këtu u bë trualli i mbijetesës së një komuniteti fetar që përndryshe do ishte zhdukur. Ky nuk është fakt historik, mund të jetë për autorin e librit, për ata që merren me fetë, për Shqiptarët ky është një testament kombëtar. Është testamenti i një fuqie që nuk vjen nga ndarjet për shkak se ne jemi të ndryshëm, por nga uniteti i të ndryshmëve për shkak se ne jemi një lloj shqiptari.

Është thesar shpirtëror jo vetëm për bektashinjtë, por edhe për myslimanët, katolikët, ortodoksët, edhe për protestantët, çdo kënd tjetër pavarësisht se s’beson fare në Zot por që i thotë vetes shqiptar. Të gjithë të tjerët janë me shumë vëllezër dhe motra, nga një cep i globit në një tjetër. Bektashinjtë janë vetëm, nëse erdhën këtu 95 vjet më parë si jetimë të një perandori që u tregoi derën, bektashizmi këtu nuk mund të vdesë si një jetim që shqiptarët i tregojnë rrugën. Sepse do të ishte vrasja me duart tona e të gjithëve ne e një vlere shpirtërore që siç është brenda nesh sot, duhet tu përcillet brezave jo një emër të një komuniteti shqiptar, por në emër të një historie shqiptare.

Kadare e ka qarë. Kadare nuk ishte një besimtar bektashi, bektashizmi shkruan ai ka qenë ura mes tokës dhe qiellit për shqiptarët. Ka qenë vendi ku identiteti ynë kombëtar ka mbijetuar përmes filozofisë së dashurisë dhe të bashkimit.

Ky komunitet është në rrugët e shuarjes, është diçka që po ndodh para syve tanë dhe prandaj historia e bektashive është në vetvete thirrja imponuese për ti dhënë selisë përmes një statusi të ngjashëm me të Vatikanit, fuqinë e një embleme, e cila nuk do përçajë askënd, e cila nuk do kërcënojë askënd, e cila nuk do vërë në cenim integritetin territorial të Shqipërisë, se ca nuk dëgjon njeri nga shqipot kur do të bëjë ndonjë punë që të tjerët se kanë bërë. Shqipëria është shtet unitar, edhe Italia është unitar, por i ka nja tre realitet brenda saj me statuse të tilla, ashtu sikundër komunitetet e tjera fetare nuk kanë arsye të shqetësohen nga ky trajtim veçantë, se ky nuk është trajtim i veçantë i një komuniteti, por një trajtim i merituar i një komuniteti që e ka qendrën botërore ne Shqipëri. Të tjerët do ta kishin shpikur edhe sikur të mos e kishin, ne e kemi edhe jemi gati që ta lemë të vdesë. Një emblemë e tillë i jep Shqipërisë edhe më shumë dritë.

Pa ushtri, pa taksa, por një seli. Një shtet shpirtëror që e pret çdo vizitor. Borxh që duhet ta njohim si shqiptar dhe po si shqipo ti bëjmë vetes edhe një të keqe tjetër dhe të regjistrohemi në listën e shqipove që i kanë bërë shumë të këqija këtij vendi. Askush nuk ka pse ti trembet, gjithkush duhet ta shohë si detyrim për të mos e lënë të vdesë, për ti garantuar vazhdimësinë e jetës.