Ushtria izraelite ka raportuar se IDF ka goditur “objektivat terroriste” në Gazën veriore dhe qendrore këtë mëngjes, teksa kujtojmë se marrëveshja e armëpushimit, e planifikuar për sot nuk u vu në zbatim pasi Hamasi dështoi të dorëzonte listën e pengjeve që Izraeli kërkon.

Sulmet ushtarake vranë të paktën tetë palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës, ka thënë shërbimi i emergjencës civile palestineze.
Në një deklaratë, IDF tha se “po vazhdon të operojë dhe të godasë objektivat terroriste në Rripin e Gazës”.

“Pak kohë më parë, artileria dhe avionët e IDF-së goditën një numër objektivash terroriste në Gazën veriore dhe qendrore,” tha ushtria.

“IDF mbetet e gatshme në mbrojtje dhe sulm dhe nuk do të lejojë asnjë dëm për qytetarët e Izraelit.”