Viti është fringo i ri dhe ne të gjithë jemi shumë gati për të marrë energjinë e freskët që sjell. Pas 12 muajsh plot drama me ulje-ngritje të të gjitha llojeve, shpresojmë për një 2025 të paqtë. Çfarë kemi në dorë për momentin është të ngremë sytë drejt yjeve dhe t’ja lëmë astrologjisë të bëjë një parashikim fillestar për të gjithë. Sa t’i vijë radha shenjës suaj, përgatitni filxhanin tuaj të kafesë dhe merrni në dorë një IQOS nëse jeni përdorues…
Dashi
A jeni gati për të marrë një rrugë të re dhe për t’i dhënë një tjetër formë identitetit tuaj? Sigurisht që po Dash i dashur dhe shanset janë, që keni prej vitesh që ju është dhënë një mision I tillë. Vazhdoni siç e keni nisur sepse progresi do të jetë i dukshëm. Saturni i disiplinuar dhe Neptuni ëndërrimtar do të lëvizin drejt shenjës suaj për t’ju ndihmuar të ndërtoni një rrugëtim edhe më solid të atij projekti me të cilën po merreni aktualisht.
Aftësia që keni për të qenë lider do të tërheqë një audiencë edhe më të gjerë,sidomos gjatë eklipsit diellor të 29 marsit. Bëni mirë t’i dedikoni pak kohë rritjes tuaj shpirtërore dhe të procesoni plagët e vjetra. Gjatë qershorit, fokusi juaj do të jetë familja dhe shtëpia. Ose do të nisni të korrni për cfarë keni punuar deri tani, ose do të shihni se është më mirë të kërkoni një vend tjetër për të mbjellë.
Demi
Epoka e rebelizmit e cila ka qenë me ju që prej 2018-ës po zbehet, por jo plotësisht. Në 2025-ën do të filloni sërish të shihni shenja të stabilitetit që shenja juaj kërkon dhe qëndrueshmrinë për të cilën jetoni. Urani do t’ju ndihmojë të shihni jashtë kutisë kur vjen puna tek paratë, vlerat dhe gjithë mënyrat sesi mund arrini të ardhura më të larta për të bërë jetesën që doni. Në 9 qershor, Jupiteri zhvendoset drejt Gaforres, duke e cuar fokusin tuaj drejt udhëtimeve dhe konceptit të shtëpisë. Gjysmën e dytë të vitit bëhuni gati për aventura globale, ndërrime shtëpish, vende të reja pushimesh dhe gjithcka tjetër që bërët “aventurë”.
Dashuria do të jetë shumë poetike përgjatë 2025, por kur Venusi të jetë në prapavijë nga 1 marsi deri në 12 prill, keni nevojë për pak reflektim shpirtëror. A jeni aty ku jeni vetëm për hir të forcës së zakonit? Eshtë shansi juaj për t’I lënë njerëzit e gabuar të shkojnë dhe për të nisur gjëra të reja në verën e 2025.
Binjakët
Thuajini lamtumirë zonës së rehatisë. Gjatë këtij viti do të kërkoni për gjëra të reja, për shumllojshmëri dinamikash dhe aventurë. Tema e këtij viti do të jetë “zgjerim horizontesh” dhe ju do të shkoni në shumë vende. Do të njiheni me anë të tjera të vetës gjatë këtij viti. Mund të hiqni dorë nga zakone të vjetra, për shembull, nëse jeni duhanpirës, kaloni në IQOS si një alternativë më e mirë se duhanpirja tradicionale.
Shoqëritë që do të bëni gjatë këtij viti mund t’ju ngrënë lart ose t’ju dëmtojnë, prandaj bëni sytë katër kë mbani pranë vetes. Përsa i përket dashurisë, duhet të gjeni dikë që mbështet dëshirat tuaja prej njeriu të pavarur dhe ndan të njëjtat interesa me ju.
Gaforrja
Punën më të mirë do ta bëni në vetmi në filim të 2025, por kujdes të mos u mësoni keq. Gjysma e dytë e vitit të kthen në një Gaforre shumë të kërkuar. Do të keni shanse për të eksploruar dimensione të reja të personalitetit tuaj dhe për të shfaqur shkëlqimin tuaj të plotë. Një projekt i papërfunduar mund të kthehet në fiksimin tuaj, ndërsa Marsi shkon në prapavijë përmes shenjës suaj nga 6 janari deri më 23 shkurt. Gjatë 2025, planetet do t’ju ndihmojnë shumë të krijoni një ekuilibër mes aspiratave profesionale dhe zbulimit të vetes. Në fund të këtij viti do ta ndjeni sa shumë jeni rritur.
Luani
Bashkëpuno, pastaj festo. Në 2025, bashkimi i forcave është receta juaj sekrete për sukses. Dy nga planetët më të ditur, Jupiteri dhe Urani, ndezin shtëpinë tuaj të 11-të të punës në ekip dhe teknologjisë gjatë gjithë vitit. Mblidhni njerëz të zgjuar për të qenë pjesë e supergrupit tuaj, pastaj bashkoni gjithë burimet e tjera. Pas një fillimi të mbingarkuar të vitit 2025, merrni kohë për t’u shëruar dhe kthehuni tek vetja. Vetëm se një Luan endet nuk do të thotë se janë të humbur.
Mund të bëni disa udhëtime të frytshme gjatë këtij viti që mund t’ju ndryshojnë rrugëtimin aktual. Përsa i përket dashurisë- përdor gjithë fuqitë e tua dhe bëje lidhjen të funksionojë.
Virgjëresha
Karriera jote është në qendër të vëmendjes këtë vit, kështu që behuni gati. Ju dhe ambicia juaj jeni shumë gati për t’u rikthyer në punë, për t’u ringritur dhe për të fituar. Mos e shpërndani shumë energjinë tuaj gjatë procesit. Ky është një vit për të dhënë gjithë maksimumin tuaj në një ose dy misione shumë kuptimplota. Prioritizoni kujdesin ndaj vetes dhe mos kini turp të promovoni veten.
Në disa momente pasigurie, mund t’I ktheni sytë nga e shkuara. Sapo të ktheheni në një vend apo mendime nostalgjie mund të merrni informacionet që do t’ju ndihmojnë në situate aktuale.
Peshorja
Bota është guacka jote në vitin 2025, e dashur Peshore. Ruaje kureshtjen me një udhëtim që të ndryshon jetën, sidomos nëse të sjell një mundësi për të mësuar diçka të re. Gati për t’u zhvendosur? Ju mund të jeni duke ndryshuar apartamentin tuaj para se të mbarojë viti. Një barrë e madhe do të hiqet nga shpatullat tuaja duke filluar nga 11 janari.
Je rritur kaq shumë nga ky cikël dhe tani jeni gati të sillni një pikëpamje më të shëndetshme në jetën tuaj të përditshme, që nga ngrënia me bazë bimore deri tek ushtrimet e rregullta dhe kujdesi për shëndetin mendor.
Objektivat e reja të karrierës fillojnë me shpejtësi të lartë më 9 qershor. Gjatë këtij cikli njëvjeçar, hyni në një rol drejtues, ose përqendrohuni në punën që rrit profilin dhe shikueshmërinë tuaj. Modestia nuk ju ndihmon gjatë 2025, kështu që merrni një kafe dhe një IQOS nëse jeni përdorues, dhe tregojini se kush di të drejtojë.
Akrepi
Që nga marrëdhëniet pasionante e deri te investimet e përbashkëta, këtë vit, ju kërkohet të eksploroni mënyra të reja për të kombinuar forcat. Sidoqoftë, mos harro të ruash edhe pak magji për misionet e tua prej vetmitari. Duke filluar nga 11 janari, do të ngresh perden për 18 muaj të ardhshëm të mbushur me famë, romancë dhe shumë kreativitet. Bëj dashuri dhe art, Akrep. Mos u habisni nëse një cep i largët i botës ju thërret pas 9 qershorit. Thuaji po përvojave që zgjerojnë horizontin, si ndjekja e një seminari për rritjen personale (në xhungël!) ose udhëtimi në Azi për tre muaj.
Shigjetari
Surprizë: Shigjetarët me shpirt të lirë mund të zbulojnë çlirimin në një mënyrë të re në vitin 2025—duke bashkuar forcat me partnerët mbështetës në vend që të mbeten një gur rrokullisës. Bashkohuni për biznes, kënaqësi dhe projekte krijuese. Përpjekjet tuaja të përbashkëta mund të bëhen fitimprurëse, veçanërisht më 9 qershor. Ke nevojë për fonde?
Ju mund të tërhiqni një investitor që dëshiron të financojë projektet tuaja të mëdha. Që t’ju themi më shkurt. 2025 për ju është një vit me 5 yje.
Bricjapi
Është mirë të jesh popullor dhe ju si Bricjap e dini këtë. Paralajmërim: FOMO mund të bëhet normalja juaj e re, kështu që ju do të duhet të menaxhoni oraret tuaja me kujdes. Mirëqënia është në krye të axhendës suaj, prandaj kushtojini rëndësinë që doni. Bashkëpunimet në projekte të ndryshme marrin vrull më 9 qershor dhe s’do të lejoni askënd që ju pret hovin të ndërhyjë në rrugën tuaj. Kini parasysh të mbani pranë vetes një partner që ka besim tek ju dhe vizioni juaj.
Neptuni dhe sundimtari juaj, Saturni i strukturuar, do të jetë në shenjën e Dashit për një pjesë të vitit, duke sjellë pak energji të re dhe të freskët në shtëpinë tuaj dhe planet familjare. Nga transferimi i shtëpisë e deri tek një bebush, shumë misione të reja do të merrni përsipër gjatë këtij viti.
Ujori
Duke filluar nga 11 janari, ju jeni gati të ndërtoni një bazë të sigurt për të ardhmen tuaj. Një punë ëndrrash, një klient ideal, ose një rol i bërë për ju mund të shfaqet, kështu që vendosni gjithë energjinë tuaj atje. Saturni dhe Neptuni do të udhëtojnë nëpër Dash për një pjesë të vitit, duke bërë gati shtëpinë tuaj të tretë të komunikimit. Çdo fjalë llogaritet në vitin 2025, kështu që pse të mos e kanalizosh bagazhin tënd në një podcast apo të arrish të punosh për një skenar? Pasi Jupiteri të vendoset në Gaforre për një vit më 9 qershor, rutina juaj e përditshme do të evolojë. Mos harroni Ujor, shëndeti është pasuri!
Peshqit
Fati po ju dërgon mesazhe Peshk dhe ka nevojë që ju t’i përgjigjeni. 2025 është një vit jashtëzakonisht i veçantë për ju. Një udhëtim 18-mujor do t’ju orientojë drejt qëllimit tuaj më të lartë ose do t’ju ndihmojë të rifitoni veten nëse jeni gati për këtë lloj ndryshimi. Rrethoni 7 shtatorin si një ditë të madhe për të manifestuar, por kjo s’është e gjitha. Këtë vit, hidhni bazat për pasuri afatgjatë, ndërkohë që gjeni (ose krijoni) punë që i doni. Jeta në shtëpi kalon nëpër disa ristrukturime. Edhe pse kjo mund të mos e bëjë vitin 2025 si vitin tuaj më të qëndrueshëm, mund të kënaqeni duke qenë nomad ose duke jetuar mes disa lokacioneve të ndryshme.