Opinionisti Arbër Hajdari e ka ironizuar argumentin e Jozit gjatë debatit të fortë me Rozanën.
Ai i konsideron mungesë papërgjegjshmërie komentet denigruese të tij ndaj këngëtares dhe argumentet më pas.
Arbri: Unë jam dakord me pjesën e faljes, por unë e kam ndjekur deri herët në mëngjes. Jozi është një këngëtar i mirë, por dhe një manipulator. Jozi u pyet për këtë situatë dhe tha që është një lojë e nuk shfaqi asnjë shenjë pendese. Në momentin që ka mbaruar Prime, pa që ishte i nomuniar dhe ka bërë disa tipare të manipulimit. E para ishte kur kapi Rozanën pa u qetësuar akoma. Përdori manipulimin kur ajo ishte shumë e ngarkuar. Nga fakti i nominimit pati një këmbëngulje që ajo ta falte në ato momente dhe argumenti për t’u mbrojtur ishte shejtani. Nuk e di si komunikojnë këta me shejtanin.
Jam pro pranimit të faljes, por më bën të dyshoj te qëllimi. Ajo nuk pati kohë as të merrte veten. Ishte gati tre orë në mënyrë të vazhdueshme. Si mund të thuash kaloi shejtani, s’isha vetvetja. Këto janë shenja papërgjegjshmërie. Unë nuk i kuptoj këto lloj arsyetimesh, por për mua ishin vetëm për të larë atë që bëri.
Jozi: Nuk jam aspak dakord me këtë. Unë e bëra për shkak se pashë vuajtjen që përjetoi Rozana.