Ambasada Amerikane në Tiranë u ka nisur një notë diplomatike institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja me efekt të menjëhershëm e mbështetjes dhe fondeve, deri në një rishikim të dytë.
Ky njoftim vjen pas Urdhrit Ekzekutiv të firmosur nga presidenti amerikan Donald Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja. Ndër institucionet të cilat humbasin më shumë nga këto fonde të ndërprera janë ato të drejtësisë.
Lista përfshin këto institucione:
Këshilli i Lartë Gjyqësor;
Këshilli i Lartë i Prokurorisë;
Gjykata Kushtetuese;
Gjykata e Lartë;
Të gjitha gjykatat, përfshirë gjykatat e apelit, gjykatat administrative të apelit dhe gjykatat e shkallës së parë;
Struktura e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit;
Gjykata e Shkallës së Parë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm;
Inspektori i Lartë i Drejtësisë;
Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Dhoma e Posaçme e Apelimit.
Sipas informacioneve, partnerët e programit dhe zbatuesit e programeve të asistencës të financuara nga SHBA-të në Shqipëri janë duke u njoftuar për këtë veprim.