Siç parashikoi Chrysanthi Kalogeri në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, kjo periudhë mund të sjellë tensione, konflikte dhe rishfaqje të së kaluarës. Shenjat e zodiakut do të merren me çështje që lidhen kryesisht me familjen, shtëpinë dhe pronën. Megjithatë, kjo javë do të ofrojë mundësi të mira për përfitime financiare, zgjidhjen e disa problemeve dhe përmirësimin e jetës emocionale.

Ka tendenca për konflikte ndaj duhet të tregohemi të matur e të kujdesshëm me reagimet dhe impulsivitetin. Edhe pse parashikohen përfitime financiare, disa shenja duhet të mos tregohen dorëlëshuar.

Dashi – Preokupimi juaj për këtë javë do të jenë jeta personale, vetja por edhe karriera ku duhet të fokusoheni gjatë gjithë periudhës e deri në datën 20, ku do të keni arritje e suksese. Familja, shtëpia, jeta personale do të nxjerrë në pah çështje që ju kanë shqetësuar, mund të lidhen me të kaluarën. Një nevozizëm i brendshëm mund t’i çojë gjërat në konflikte. Evitoni konfliktet me të afërmit, në marrëdhënie, jini të përmbajtur në datën 15-16 dhe kjo javë ju sjell mbështetje morale e financiare. Zgjidhja është brenda jush, ndiqni intuitën por duke mos i lënë vend një inati të tepërt, xhelozie apo nervozizmi. Nëse doni të bëni një ndryshim në shtëpi, mundeni por nëse doni që të jetë total, shtyjeni për më vonë. Fundi i javës ju gjen të mbyllur në vetvete dhe disa ndryshime sjellin konflikte në marrëdhëniet tuaja.

Demi – Do të jetë një javë me situata stresi, nxitimi, të vraponi për të bërë punë, për të lëvizur më shumë sesa duhet, të jeni të ngarkuar dhe duhet të jeni të kujdesshëm. Mos merrni vendime të nxituara, kini kujdes me lëvizjet që do të bëni. Është një periudhë që duhet të zgjeroni rrjetin social, të gjeni njerëz që do t’ju mbështesin në planet tuaja për të ardhmen ose të gjeni mbështetjen e duhur që ju nevojitet. Fillimi i javës ka shanse e sugjerime dhe duhet të bëni zgjedhjen e duhur. Shpenzimet për një synim apo për një event, nuk do të japin rezultatet e pritshme prandaj është mirë të jeni i përmbajtur duke evituar shpenzimet e tepërta dhe duke përfituar nga një mbështetje. Është një moment që do të merrni këshillat e sugjerimet e duhura që barazohen me të ardhurat.

Binjakët – Është momenti të përqendroheni te financat. Duhet të jeni të kujdesshëm përgjatë periudhës në vijim, nga janari e deri në shkurt, të përqendroheni te xhepi juaj. Do të keni shanse të merrni përfitime ku s’e prisni, por duhet të jeni parashikues dhe të evitoni shpenzimet e tepërta. Gjysma e parë e javës nuk krijon kushte të përshtatshme që të kërkoni dhe merrni ato që dëshironi. Gjysmën e dytë mund të merrni mbështetjen e duhur, kryesisht në datat 14-5 që ju ofron mbështetje në punë, karrierë, jetën sociale e personale. Në fund të javës që vjen, të hënën e ardhshme, kujdes në jetën personale, në punë, në marrëdhëniet me eprorët dhe në çështjet e aksit familje-karrierë. Të lindurit në 10-ditëshin e dytë të shenjës mund të mos ndihen mirë emocionalisht. Veproni me mençuri, seriozitet, peshojini gjërat mirë duke mos i lënë vend psikologjisë t’ju udhëheqë në gabime.

Gaforrja – Është një periudhë e rëndësishme sepse Marsi në prapavijë ka kaluar në shenjën tuaj dhe kjo ju krijon nervozizëm, por që mund të lindin edhe konflikte. Jini të kujdesshëm në reagimet tuaja. Keni dyshime, gjëra në mendje ose ndiheni se preken interesat tuaja, sidomos në punë, në familje dhe jetën sociale që mund t’ju udhëheqin në reagime që krijojnë probleme në marrëdhëniet e çdo lloji. Është një periudhë që mund të udhëtoni, të dalin ëndrra e plane të së ardhmes nga e kaluara që mund të gjeni mbështetjen e duhur dhe të filloni punën për to që më vonë t’i realizoni. Mund të zgjidhni një problem të së kaluarës, të gjeni mbështetjen për krijimtarinë tuaj që favorizohet përgjithësisht në pjesën e parë të javës. Këshilla kryesore është të evitoni kontradiktat të mërkurën e të enjten, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Do të keni kontakte e biseda që favorizojnë planet tuaja. Kombinoni mirë jetën personale e profesionale. E kaluara mund të trokasë në derë. Jeni në një fazë me disa pengesa që ju shqetësojnë, por durimi e këmbëngulja vendosin bazat për të ardhmen tuaj.

Luani – Stresi dhe pagjumësia, mendimet e brendshme që rrotullohen në kokën tuaj, ana shëndetësore dhe prapaskenat mund të jenë një nga preokupimet e periudhës që vjen. Jini të kujdesshëm në punë e përditshmëri, jini korrektë sepse nuk duhet t’u lini vend thashethemeve që të tjerët mund t’i përdorin në dëmin tuaj dhe të krijojnë probeme që në të ardhmen mund të dalin në pah. Kjo javë do të japë mundësinë për të gjetur mbështetjen që kërkoni për karrierën, jetën sociale prandaj do të keni edhe takime që mund t’i bëni më në intimitet. Për disa këto takime kombinojnë jetën personale e erotike me atë profesionale apo thjesht erotike e emocionale. Në gjysmën e parë të javës, mos hyni në marrëdhënie financiare, mos jepni e merrni para. Nuk do të jeni në gjendje të ktheni paratë e marra dhe kjo krijon probleme në një mundësi të ardhshme. Jini të kujdesshëm në veprime, qëndroni brenda normave ligjore. Organizoni jetën personale dhe përditshmërinë, ndiqni intuitën dhe në fund të javës mos lini të kalurën të ndikojë në të tashmen duke nxjerrë konkluzione prej saj se ju udhëheqin në gabime.

Virgjëresha – Kjo javë sjell zhvillime pozitive për jetën erotike, për fëmijët, të ardhmen ku me lehtësi mund të realizoni disa plane për të ardhmen, studimet apo jashtë shtetit, si edhe krijimtarinë. Evitoni keqkuptimet në rrjetin social, me miq e të dashur që mund të vijnë edhe për arsye financiare. Njëkohësisht do të gjeni mbështetjen e bashkëpunëtorëve e të të dashurve. Një ditë shumë e mirë për punën, karrierën, jetën personale dhe një mbështetje janë datat 14-15. Jini të kujdesshëm në fund të javës të lindurit në 10-ditëshin e dytë të shenjës me marrëdhëniet personale. Ata që i kanë të provuara, do t’i përforcojnë por s’përjashtohet mundësia për të pasur konflikte me lehtësi.

Peshorja – Është momenti që këtë javë, gjatë janarit e shkurtit të fokusoheni në karrierë, jetën sociale, të trajtoni gjërat me qetësi sidomos nëse ndieni ndërhyrje në punë apo jetën sociale nga të tjerë sepse kjo do të sjellë konflikte. Do të jeni të aftë të konkurroni rivalët dhe përmes një organizimi, do të jeni në gjendje të zgjidhni probleme të së kaluarës në karrierë, të kapërceni pengesat dhe të dilni fitimtarë, mjaft të veproni me organizim në përditshmëri. Do të keni mbështetje nga fëmijët, i dashuri që lidhet me investim ose pronë. Duhet të jeni shumë të matur për një investim të ri. Nëse lidhet me diçka që ju ka preokupuar më parë, e keni lënë përgjysmë apo është në vazhdim, veproni dhe gjeni zgjidhje. Do të keni sukses në punë dhe ngritje. Në gjysmën e parë të javës mos i bëni bisht punës, vendosni një ekuilibër mes saj e jetës sociale. Në fund të javës që vjen tregohuni shumë të kujdesshëm me gjithçka lidhet me jetën tuaj.

Akrepi – Janari dhe një pjesë e madhe e shkurtit do t’ju preokupojnë me çështje që kanë të bëjnë me jashtë shtetit, udhëtime, të shkoni në një vend që e keni vizituar por që ju vendos në mendime për të ndryshuar jetën. Do të merreni me punën dhe duhet të veproni me strategji sepse favorizohet zgjidhja e çështjeve nga e kaluara, por mos nxitoni dhe mos u tregoni impulsivë. Do të merrni këshilla e sugjerime për të zgjidhur çështje familjare. Kujdes në datën 15-16 të muajit, gjatë javës mos merrni vendime përfundimtare dhe kujdes me shpenzimet e tepërta. Do të keni konflikte, kontakte e takime që favorizojnë flirt e dashuri. Në fund të javës zgjidhni me qetësi e mençuri çështjet që lidhen me fëmijët apo jetën personale erotike.

Shigjetari – Përqendrohuni në sferën financiare që ka të bëjë me detyrimet ndaj të tjerëve. Mund të dalin detyrime nga e kaluaa, pengesa por mund të gjeni mbështetje nga bashkëpunëtorët, partneri ose për një investim që e keni bërë. Mos merrni vendime përfundimtare për investimet e reja. Keni shanse në sferën profesionale, por duhet të gjeni njerëzit e përshtatshëm që bëjnë punën. Do të keni fitime që do të vijnë kryesisht nga puna. Do të çliroheni nga disa preokupime ditore që ju sjellin përballë ngjarjejeve të papritura. Familja e shtëpia janë preokupimi juaj dhe atje duhet të fokusoheni, do të mblidheni rreth një tryeze. Përfitoni nga data 14-15, jini të kujdesshëm në fund të javës sepse mund të paraqiten probleme emocionale në marrëdhëniet personale, profesionale dhe njerëzit e afërt.

Bricjapi – Fokusohuni te marrëdhëniet e bashkëpunimet që janë tema kryesore. Mund të preokupoheni në këto marrëdhënie e bashkëpunime me çështjet financiare, me pronën, me prekjen e interesave tuaja familjare dhe do të keni konflikte. Do të keni provokime, por është në dorën tuaj që t’i zgjidhni me qetësi. Është një periudhë me flirt, dashuri, takime interesante, përfitime financiare kështu që fokusohuni këtu. Kontaktet janë të rëndësishme dhe duhet të jeni të pranishëm. Në fund të javës merrni vendimet e duhura për jetën personale dhe familjare.

Ujori – Përditshmëria do të jetë e ngarkuar me pengesa, vonesa e çështje nga e kaluara dhe informacione që krijojnë prapaskena. Një organizim i mirë i përditshmërisë ku do të kombinoni disiplinën dhe çlodhjen, do të sjellë suksesin dhe qetësinë. Kujdesuni më tepër për shëndetin. Favorizohen lëvizjet që doni të realizoni, sidomos ato që kanë të bëjnë me shtëpinë apo vendbanimin. Do të keni shanse financiare që vijnë nga puna juaj, kujdes në investime në fund të javës që vjen.

Peshqit – Do të merren me çështje investimesh, erotike, që lidhen me fëmijët ose ideja se të tjerët ngatërrohen me jetën personale e përfitimet tuaja, sjellin konflikte. Është një periudhë që mund të përfitoni sepse paraqitet e kaluara dhe nëse veproni me strategji e takt, do të keni përfitime. Do ju preokupojë jeta erotike. Në fillim të javës mos premtoni më shumë sesa mundeni, mos i bëni bisht punës. Kini kujdes me marrëdhëniet në fund të javës që vjen sepse të lindurit në mes dhe në fund të shenjës kanë probleme në akset kryesore të jetës suaj që e keni prioritet. Është e rëndësishme sesi do t’i trajtoni gjërat sepse mund t’i krijoni pengesa vetes. Për artistët, do të kenë mundësi shumë të mira për të nxjerrë në pah talentin e krijimtarinë. Është javë erotike dhe periudha po ashtu, mjaft të gjeni ekulibrin mes realitetit dhe ëndrrës.