Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Ministrinë e Kulturës në Ish-Kinostudio, për programin “Tirana Training Center”, që sipas tij, do të shndërrohet në një dritare e re për të rinjtë.

Rama tha se programi i “Tirana Training Center” është inkurajues dhe frymëzues duke krijuar mundësi të reja për të gjithë të rinjtë dhe për të rejat e Shqipërisë kreative. Ai shtoi se kemi kaluar në një fazë ku ndryshe nga shumë vite më parë ku aty, sipas tij nuk bëhej dot asgjë, “në shprehjen këtu çdo gjë është e mundur”.

“Moment i veçantë të kthehemi në këtë hapësirë pas një pune të mundimshme për restaurimin për të hapur një program inkurajues dhe frymëzues duke krijuar mundësi të reja për të gjithë të rinjtë dhe për të rejat e Shqipërisë kreative. Kemi kaluar në një fazë ku ndryshe nga shumë vite më parë ishte këtu nuk bëhet dot asgjë, në shprehjen këtu çdo gjë është e mundur.

Pak ditë më parë kishim një diskutim në zoom me protagonistë nga SHBA që përfaqësojnë deri në nivelet më të artë industrinë kreative në SHBA, motiv për t’u mbushur me shumë besim. Deri disa vite më parë njerëzit na dëgjonin, përpiqeshin të na kuptonin kur i kërkonim të shihnin Shqipërinë me një sy që mund të bëhej ajo që ishte bërë edhe në vende të tjera, por në fund gjërat mbeteshin aty ku ishin sepse të huajt ishin të mbingarkuar me paragjykim të fortë për vendin tonë dhe shqiptarët”, tha Rama.