Shumica e njerëzve e fillojnë ditën e tyre me konsumimin e një një kafe. Megjithatë, ka raste specifike ku kafja nuk rekomandohet të pihet pasi mund të ketë efekte negative.

Nëse jeni në ankth
Kafeina që përmban kafeja stimulon lirimin e kortizolit, hormonit të stresit, dhe adrenalinës, të cilat shkaktojnë rritje të presionit të gjakut dhe ritmit të zemrës. Megjithatë, konsumimi i më shumë se 2000 mg kafeinë mund të shkaktojë pagjumësi, dridhje, frymëmarrje të shpejtë, nivele të larta stresi, presion të lartë të gjakut dhe nervozizëm.

Kur kafeja është e nxehtë
Pirja e kafesë së nxehtë dhe pijeve të nxehta në përgjithësi është zbuluar nga kërkimet se rrit rrezikun e kancerit të ezofagut, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ndaj edhe nëse nxitoni të shijoni kafen e nxehtë që sapo keni përgatitur, është e rëndësishme ta shmangni atë.

Kur ndiheni të përgjumur
Kafeja mund t’ju ndihmojë të zgjoheni, sipas rezultateve të një studimi të ri, megjithatë, kafeina humbet fuqinë e saj për ata që flenë më pak seç i nevojitet trupit. Pra, nëse mendoni se nivelet tuaja të energjisë po bien, në vend që të pini kafe, bëni një sy gjumë për disa minuta.