Një lajm i rremë ka shqetësuar ish-kryedemokratin Lulzim Basha. Një profil i rremë, që hiqej si faqe lajmesh, ndau lajmin se Lulzim Basha ishte ndarë nga jeta pas një aksidenti automobilistik. Pikërisht ky lajm ka përfunduar edhe në telefonin e kryetarit të Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha. Në një reagim në rrjetet e tij sociale, Basha ka sqaruar se është mirë dhe nuk është përfshirë në asnjë aksident duke sqaruar se e gjitha ishte një lajm i rremë.
“Ndoshta disa do të trishtohen, por ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik. Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë. Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë!,”-shkruan ish-kryedemokrati në rrjetet e tij sociale.
Postimi i plotë i Bashës: