Mbrëmë përfundoi edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova, teksa menjëherë sot ka ardhur një reagim nga finalistja, Xheneta.

Xheneta ka reaguar karshi Gjestit, duke e pëlqyer një video në mediat sociale, ku ai flet për statusin e tij.

Gjatë bisedës, Rozana e pyet Gjestin nëse ka lënë jashtë ndonjë marrëdhënie të hapur.

Gjesti e ka mohuar kategorikisht të ketë dikë jashtë – “Jo zemër s’e kam askënd, mos e përmend më këtë”.

E Xheneta duket se është pajtuar me përgjigjen e tij, ndonëse përgjatë izolimit në BBVK dyshja shijuan një romancë që nuk zgjati shumë.