Xum Allushi, ka habitur publikun me një koment mbi marrëdhënien e Eglit dhe Gjestit. Në një intervistë për “Top Albania Radio”, Xumi pretendoi se veprimet e Eglit po i kalojnë kufijtë dhe mund të konsiderohen si përndjekje, ashtu sikurse ai u etiketua kur ishte pjesë e ‘BBVA’.

“Gjërat që më janë etiketuar mua, po i bën Egli vetë. E çmendi të shkretin. I shkon te krevati: ‘Çohu, pimë kafe, më le vetëm.’ Ai i thotë: ‘Dua të shkoj në banjo,’ ajo i thotë: ‘Do vij me ty,’”

Sipas Xumit, veprimet e saj mund të konsiderohen si një formë përndjekjeje.

”Ajo po e përndjek”