Teksa kishte përpara një “mal” me dekrete për t’u firmosur, siç kishte premtuar që në orët e para të mandatit të ri, Donald Trump “zbuloi” në sirtarin e zyrës presidenciale një letër të lënë për të nga Joe Biden. Ai madje mund të mos e kishte gjetur kurrë nëse një nga gazetarët nuk do ta kishte pyetur nëse e kishte lexuar shënimin që i kishte lënë Joe Biden.

Megjithatë, Trump e mbajti zarfin të mbyllur para kamerave dhe më pas ua ka treguar gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij që ndodheshin brenda në Zyrën Ovale se çfarë shkruhej në shënimin e presidentit në largim. Trump e përshkroi letrën si “një letër të bukur dhe frymëzuese” dhe ai gjithashtu tha se e vlerësonte gjestin. Megjithatë, nga ana e tij, Joe Biden refuzoi të zbulonte se çfarë kishte shkruar duke thënë se “kjo mbetet mes meje dhe Trump”. Ai vetë mori një letër nga Trump në vitin 2021, të cilën e përshkroi si “shumë bujare”.

LETRA E BIDEN PËR TRUMP:

Për presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara

I dashur president Trump,

ndërsa largohem nga kjo zyrë e shenjtë, ju uroj ju dhe familjen tuaj më të mirat për katër vitet e ardhshme. Populli amerikan dhe e gjithë bota shikojnë nga Shtëpia e Bardhë për stabilitet në stuhitë e pashmangshme të historisë dhe është lutja ime që vitet e ardhshme të jenë një kohë prosperiteti, paqeje dhe të hareshme për kombin tonë.
Zoti ju bekoftë dhe udhëzoftë ashtu siç e ka bekuar dhe udhëzuar vendin tonë të dashur që nga themelimi i tij.