Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania, Zhaklin Lekatari, ka qenë e ftuar së fundmi në Fan Club.

Ajo ka komentuar lojën e Xum Allushit brenda, i cili u eliminua pas një televotimi kokë me kokë me Egli Takon.

Derisa po fliste për të, gazetarja ka përmendur edhe Gjestin, meqë Xumi ka shprehur pëlqim për Eglin.

Ajo tha se këngëtari pejan është fenomeni i këtij Big Brother dhe personazhi më i përfolur.

“Gjesti është fenomeni i këtij Big Brotheri dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother”, u shpreh ajo. Për të ka komentuar edhe në Instagram, duke treguar se po e mbështet në këtë format.

Zhaklina ka qenë opinioniste e edicionit të dytë, aty ku fitues u shpall Luiz Ejlli.