Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma, ka vizituar sot, 8 janar, Tiranën.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Verma është shprehur i ngazëllyer për vizitën e tij, teksa ka theksuar edhe bashkëpunimin për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë.

“Vizitova Shqipërinë e bukur! I ngazëllyer për të filluar vizitën time dhe për të punuar me partnerët tanë për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë”, thuhet në një postim të publikuar në X.

Lajmi për ardhjen e tij e bëri të ditur një ditë më parë ambasada amerikane në Tiranë, ku nënvizonte se Verma do të udhëtonte në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, nga datat 7-11 janar.