Shqipëria po kthehet gjithnjë e më tepër në një vend atraksioni për italianët. Mbi 1 milionë shtetas të vendit fqinj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024, informoi sot kryeministri Edi Rama gjatë podcastit ‘Flasim’ me Ilir Shaqirin, balerini i njohur që tani punon dhe jeton si koreograf, menaxher eventesh artistike.

Rama ndau dhe një eksperiencë personale si shumë italianë e marrin në telefon ta pyesin për jetën këtu.

Edi Rama: Vjet, 1 milionë italianë erdhën në Shqipëri. Një pjesë janë shqiptarë me pasaportë italiane, por një pjesë dërrmuese janë italianë, italianë. Mua më marrin më pyesin, ku vihet, si vihet, duam të blejmë shtëpi, të jetojmë në Shqipëri.