Gjyqtarja e Apelit të Posacëm, Ilirjana Olldashi, u tëhoq nga shqyrtimi i ankimimit të Ajola Xoxës, kundër kontrolleve dhe sekuestrimeve me vendim të GJKKO-së në banesën dhe bizneset e saj gjatë muajit dhjetor.

Sipas një njoftimi zyrtar të gjykatës, Olldashi ka paraqitur raport mjekësor, kështu që kërkesën e paraqitur më 12 shkurt të bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do ta marrë për gjykim, gjyqtari Engert Pëllumbi.