Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjete sociale artikullin e “The Indipendent”, në të cilin e rëndit Shqipërinë mes pesë destinacione më të bukura për t’u vizituar.
“Male të larta, plazhe të mahnitshme dhe ishuj që shkëlqejnë në detin Jon. Shqipëria, i premton të gjitha këto thesare dhe një larmi e madhe peizazhesh natyrore në një sipërfaqe toke më të vogël”, shkruante në artikullin e saj the independent.
Më tej kryeministri vijon duke thënë se edhe Tirana është vlerësuar nga prestigjiozja “The Independent”, si kryeqyteti që të jep ndjesinë e kompensimit të kohës së humbur, merr jetë nga skena e saj kulturore bashkëkohore
“The Independent” promovon Shqipërinë si destinacionin numër një për të udhëtuar në vitin 2025 si një arratisje mes pafundësisë së peizazheve natyrore brenda një territori të vogël, ndërsa Tirana – kryeqyteti që të jep ndjesinë e kompensimit të kohës së humbur, merr jetë nga skena e saj kulturore bashkëkohore . 325 mijë vizitorë nga Britania e Madhe udhëtuan drejt Shqipërisë gjatë vitit 2024, një prej tregjeve me rritjen më të qëndrueshme që pas vitit 2019”, shkruan Rama në Facebook.