Nga Altin Ketro

Me arrestimin e Erion Veliajt, SPAK-u e ngriti stekën e goditjes së funksionarëve publikë aty ku kupa derdhet. Pavarësisht prokurorit që kreu hetimet dhe firmosi urdhër arrestin, nuk kam ndërmend që ta sulmoj një institucion që është shpresa e vetme për të luftuar krimin dhe korrupsionin në vendin tonë. Ky institucion ka arritje, por ka edhe dështime sa kohë që gjykata në shqyrtimin e çështjeve të ndryshme ka nxjerrë edhe njerëz të pafajshëm nga akuzat e ngritura nga SPAK-u.

Nëse e sulmojmë SPAK-un si institucion, i bie që të martirizojmë batakçinjtë politikë të këtyre 3 dekadave, Salih Berisha dhe Ilir Metaj, dy prej fatkeqësive të mëdha që ka pasur Shqipëria qysh pas rënies së regjimit komunist.

akuzuarit nga mazhoranca mbrojtjen ta bëjnë vetëm në sallën e gjyqit nga ku publiku nuk merr vesh asgjë se çfarë thonë.

Deri në sqarimin e plotë të akuzave, Erion Veliaj duhet të vijojë ta mbajë detyrën e kryebashkiakut (me delegim të përkohshëm tek nënkryetari), sepse është i zgjedhur me votë plebishitare nga qytetarët e Tiranës, ndonëse hienat politike e mediatike kërkojnë doemos kokën e tij. Sa kohë që Veliaj deklaron publikisht (dhe ky është një bast i madh politik e moral i tij), që akuzat që rëndojnë mbi të janë të padrejta dhe idiote, nuk ka arsye që të merret për busull e të vërtetës, vetëm qëndrimi i SPAK-ut.

Një të zgjedhuri me votë të drejtpërdrejtë popullore dhe ushtrues i detyrës, nuk mund t’i hiqet në tavolinë besimi i qytetarëve, vetëm pse organi i akuzës pretendon se ai ka kryer vepër penale në fushën e korrupsionit, pa qenë në kushtet e flagrancës. Le t’i japim Erion Veliajt, edhe në kushtet ku ndodhet aktualisht, kohën e nevojshme për të thënë të vërtetën e tij përpara publikut që e ka zgjedhur. Pse jo, për të besuar edhe në pafajësinë e tij