Kryeministri Edi Rama paralajmëroi përfshirjen e tij në fushatë në kryeqytet, pas arrestimit të Erion Veliajt.

“Nga gjithë ajo që ndodhi dje, dhe për mua është e qartë që duhet të jem në Tiranë bashkë me skuadrën e Tiranës.

Nuk diskutohet që në 11 maj, Tirana do t’i japi numrin më të madh të deputetëve që i ka dhënë ndonjëherë, forcës më të madhe politike të shqiptarëve.

Do e bëjmë gjithçka mavi, se kemi bërë dhe një blerje për Tiranën, Erion Braçen”, deklaroi Rama.