Numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri pësoi një rritje të konsiderueshme në dhjetor çka përkthehet në më shumë të ardhura për ekonominë shqiptare.
Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se numri i netëqëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 25,9 %.

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj duke u kthyer në turizëm gjithëvjetor. Tirana rezulton ndër destinacionet më të preferuara për tu vizituar ndjekur nga Durrësi e Elbasani.

Më pas renditen zonat malore dhe bregdeti. Italianët mbajnë peshën kryesore të turistëve që kanë vizituar dhe që kanë qëndruar më gjatë Shqipërinë gjatë muajit dhjetor që korrespondon edhe me festat e fundvitit.

Në vend të dytë renditen shtetasit nga Kosova ndjekur nga gjermania dhe Mbretëria e bashkuar. Gjatë vitit të kaluar turistët shpenzuan në vendin tonë 4.5 miliardë euro ndërsa e vizituan gjithsej 11.7 milionë turistë të huaj.