Gjatë debateve të shumta në Prime-n e së shtunës me Gjestin, Egli tha se kërkoi që të linte shtëpinë.
Ajo u shpreh se ishte tepër e ngarkuar dhe se nuk mund ta vazhdonte më lojën.
“Dua ta lë shtëpinë në këto momente. Të lutem! Është e tmerrshme të më thotë që e hodha poshtë kur po e mbroj në çdo moment. Jam shumë e ngarkuar. Janë shumë fjalë që më janë thënë, janë shumë gjëra që më janë bërë. Jam dukje lënë nam këtu brenda”, tha Egli pas debatit me Gjestin.
Pas bisedës me Ledion Liçon, ajo qëndroi në Dhomën e Rrëfimit për t’u qetësuar pas përlotjes.