Enca është sërish beqare!

Romanca e saj me masazhatorin afrikan Mickey Neblett ka marrë fund.

Pas dy vitesh lidhje, duket se çifti nuk ka mundur të rezistojë më.

Mickey mori menjëherë vëmendjen e mediave, duke u shndërruar në kryefjalë të rrjeteve sociale.

Nga ana tjetër këngëtarja, e cila ka treguar se është pa tabu, shpesh reagonte për paragjykimet për faktin se partneri i saj ishte afrikan.

Dyshja ka zhdukur çdo foto të tyre nga rrjetet sociale.

Madje as nuk ndiqen më me njëri-tjetrin, duke na bërë të mendojmë se mes tyre historia e dashurisë ka marrë fund.