Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar për kundërshtarët që Kosova U21 do t’i ketë në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2027 për futbollistët deri 21 vjet.
Por nuk ka përmendur Shqipërinë dhe Serbinë, dy organizatoret e përbashkëta të Evropianit 2027.

FFK-ja nuk ka përmendur organizatorët as në lajmin në Facebook e as në sajtin zyrtar.
Shorti është tërhequr të enjten, ndërsa Kosova është bashkë me Spanjën, Rumaninë, Finlandën, Qipron e San Marinon në Grupin A. FFK-ja nuk kishte reaguar as pas vendimit të UEFA-s.