Personat që po shikoni në foto çifti palestinez, Fadi Alwan dhe Rayyan Alwan, të cilët u bënë protagonistë të kronikës së zezë një ditë më parë. Dyshja kishin shtetësi gjermane dhe jetonin në Mynih, por së fundmi kishin ardhur në Shqipëri si turistë.
Mirëpo, më 22 shkurt Fadi Alëan e vrau bashkëshorten e tij Rayyan Alwan me thikë dhe u largua nga Shqipëria. Ngjarja u zbulua një ditë më parë, kur në banesën që dyshja kishin marrë për të qëndruar gjatë kohës që ishin në Shqipëri u gjet trupi it ë resë, i mbuluar në gjak.
Grupi hetimor ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me një vrasje me paramendim pasi ka analizuar të gjitha veprimet e autorit.
Ai ka dalë shumë i qetë nga banesa pasi ka kryer krimi, ka pastruar ambientin, ka marrë gjërat dhe i ka hedhur në kosha të ndryshëm plehrash për të vështirësuar punën e autoriteteve.