Edi Rama: Gjermanët nuk janë nga natyra të pa-korruptueshëm, nuk e kanë në ADN që janë të ndershëm, por kanë një sistem shtetëror që e bën shumë të vështirë. E kam thënë me kohë shembullin shqiptar në Gjermani që, deri përpara disa vjetësh të paktën, ishte kjo që “Të hipi në makinë dhe të ndezim makinën pa vendosur rripin e sigurimit nuk ka”. Në Shqipëri kishte punonjës të ambasadës gjermane që i jepnin makinës pa rrip sigurimi. Pra, nuk është personi, është sistemi dhe është gjithë mjedisi që e bën kështu ose ashtu. Po të marrësh punonjës të administratës shqiptare nga një strukturë që ka problematika me korrupsionin dhe ku ata të jenë të afektuar dhe t’i çosh në Gjermani nuk korruptohen. Më sillni mua disa gjermanë t’i çoj diku në një zyrë ku akoma ne e dimë që kemi problematika të tilla dhe do t’i shohim pas 40 ditësh, kur të kalojnë ato 40 ditët e tundimeve të Krishtit.
Kështu që, është shumë gjë e madhe për ne që SIGMA të vlerësojë Shqipërinë në krye për prokurimet publike. Unë e besoj shumë fort që ne kemi bërë një transformim të madh dhe këtë e tregojnë të gjitha llojet e të dhënave pavarësisht se, në këtë rast, perceptimi është krejt tjetër.