Gjesti dhe Rizarta duhet të ndajnë shtratin për dy javë, zgjedhje kjo e Gjestit pas urdhrit që dha Big Brother.
Por, ajo që ka habitur ndjekësit ka qenë një moment i natës vonë, kur Gjesti, i shtrirë në krevat, ka pëshpëritur disa fjalë vetë me vete, të cilat nuk kanë kaluar pa u vënë re.
Ai është shprehur: “Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, send s’kisha dashur tjetër, veç të kryej sendin me ty. Shpejt me u zhdukë ti prej këtu Rizartë, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua, do të isha më i lumturi. Gabim kam bërë që të kam zgjedhur unë ty. Kuku për jetën time”.
Këto fjalë kanë shkaktuar reagime të shumta nga publiku, të cilët janë ndarë mes atyre që e kuptojnë pakënaqësinë e Gjestit dhe të tjerëve që e shohin këtë si një deklaratë të fortë dhe të tepruar.
Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet situata mes tij dhe Rizartës në ditët në vijim.
Sidomos tani që Egli duket se po e ndjek nga afër çdo lëvizje të Gjestit.