Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri replikoi me kreun e PD-së, Sali Berisha në Kuvend.

Teksa Berisha deklaroi se Damian Gjiknuri duhet të bëhej i penduar për çështjen e McGonigal, deputeti socialist, i kujtoi historinë e Xhejms Trafikant.

“Sali me ty nuk ia vlen të bësh debate të vjetra. Ta kam thënë aty jashtë “të kujtohet Xhejms Trafikani?

Po the, ma fute. Ti je shqetësuar për negociatat që ke bërë përmes përfaqësuesit tënd.

Mos mbaj shpresa te gjera që nuk ke siguri.
Ti mbase je i shqetësuar për negociatat jo të mira që ke bërë me mua nëpërmjet përfaqësuesit tënd, këtë nuk di ta them.

Dhe nuk ia vlen të përdoresh këtë tribunë për të sajuar akuza të tilla se thashë, kompleksi i Xhejms Trafikantit do të përsëritet për herë të dytë”, replikoi Gjiknuri me Berishën.

Berisha përsëriti sot se sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjell Agaçi, është arratisur nga vendi.

Në një fjalim të mbajtur në Parlament, ai se “Rama nuk vjen dot këtu për dy arsye. Së pari, ku është sekretari juaj i përgjithshëm? A keni përgjegjësi para qytetarëve kur sekretari i përgjithshëm ia mbath dhe ju mashtroni dhe thoni se është në spital. Madje thatë edhe se është në intubim. Arratinë do ndiqni të gjithë? Laptopi i tij është në prokurori. Thirreni më mirë të vijë se sa t’ju nxjerrë juve një nga një”.