DASHI
Duhet të tregoheni më dinak sot, mos u mashtroni nga disa situata që duken të favorshme, të cilat në vetvete fshehin në brendësi ndonjë kurth. Me Hënën në kundërshtim te Marsi nuk do ta keni të lehtë të frenoni nervozizmin, mundohuni të shtyni për më vonë një çështje delikate, sidomos në ambientin ku punoni, sepse nuk do të dini ta përballoni.
DEMI
Nuk do të mungojnë argumentet për të ruajtur pozicionet tuaja në ambientin profesional dhe mund të bindni kolegët e superiorët për origjinalitetin dhe suksesin e ideve tuaja. Në familje do ju duhet të përballoni disa situata të vështira, të cilat do të zgjidhen shpejt. Në qoftë se jeni çift, mbrëmja do ju dhurojë një humor dhe mirëkuptim të shkëlqyer me partnerin.
BINJAKËT
Entuziazmi dhe guximi sigurisht nuk do ju mungojnë në këtë periudhë, por yjet ju sugjerojnë që ky nuk është momenti i duhur për të nisur një projekt që mund të mbartë në vetvete ndonjë rrezik të mundshëm. Hëna në kundërshtim me Marsin ju këshillon të jeni më të kujdesshëm ndaj çështjeve ekonomike. Në mbrëmje parashikohen ftesa nga persona mjaft interesantë.
dhe shumë motive irrituese do të zhduken si me magji.
BRICJAPI
Hëna, në kundërshtim me shenjën tuaj do të sjellë ankth të pajustifikuar dhe një frikë të ekzagjeruar, sidomos në punë. Mundohuni të jeni më optimist, sepse shqetësimet tuaja së shpejti do të dalin të pabazuara. Një darkë me miqtë tuaj do të jetë thelbësore për të ngritur nivelin e humorit.
UJORI
Dita e sotme do të jetë e mrekullueshme. Do të merrni lajme mjaft të mira dhe do të arrini të jeni tërheqës e interesantë në çdo ambient që do të frekuentoni. Në qoftë se keni një histori dashurie, do të kuptoni se ia vlen të investoni emocione dhe energji për ta bërë akoma më të lumtur. Mos nënvlerësoni programe argëtuese në mbrëmje.
PESHQIT
Kush ka një aktivitet të pavarur sot mund të përfitojë nga situata planetare për të nisur një iniciativë të rëndësishme. Dita e sotme do ju dhurojë momente të këndshme dhe argëtuese, takime interesante dhe raste për të përmirësuar bagazhin tuaj kulturor. Momente të mrekullueshme parashikohen për të dashuruarit