Balerini i njohur Ilir Shaqiri, rrëfeu sfidat e jetës së tij artistike dhe jo vetëm në botën e artit dhe televizive në Itali në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. Ka folur dhe për vajzën e tij të vetme, Emily.
Ishte viti 1993.Pata fat se takova njerëz që më dhanë drejtimin se ku do të shkoja për tu marrë në punë. U transformova nga balerin klasik në modern. Shpik për të mbijetuar. Transformova artin tim. Bëra disa programe televizive. Në 2020 nisa Buona Domenika me Constanco. Maria de Filippi hyn në sallën e provave. Isha me Kledin e Maria kërkoi dy balerinë dhe na propozuan mua e Kledin.
Tregon si u takua me Maria de Filippi, një nga prezantueset më të njohura të Mediaset.
Maria de Filippi: Nga janë?
Janë shqiptarë
A unë kam mirëmbajtësin e kafshëve shqiptar
Stallieri i kishte lënë një impression të mirë në punë dhe nisi ..
Atje qëndrova në 2001 – 2007
Pse u shkëput nga “Amici”?
Çdo gjë në jetë ka një cikël. Lodhja tek “Amici” është e jashtëzakonshme. Ka një trysni psiko artistike, fizike të jashtëzakonshme. Edhe “Amici’ ishte ndryshe. Trysnia është shumë e madhe. Programi ishte si ti vinte asaj. Përgatiteshin me dhjetra koreografi pa ditur se kush dilte në skenë. Sot është më e drejtuar.
Në moshën 35 vjeç tregon se u shkëput nga baleti dhe tani është koreograf, manaxher, krijues.
“Nga kjo u mbusha.
Si e ndan jetën mes Italisë e Shqipërisë?
Nuk jam shkëputur shumë nga Shqipëria, vetëm 1993- 2003 ku flisja përmes skedës telefonike. Më pas i tërhoqa në Itali dhe ndihesha i mbushur. Nga 2004 – 2005 fillova të kthehesha sytë drejt Shqipërisë. Tani ndihem i plotësuar. Punoj atje, punoj këtu.
U bënë 30 vite ping pong nga veriu në jug në Itali. E kam vizituar me pëllëmbë. Tani jashtë shtetit ndihem këtu ku dinamikat janë jashtëzakonisht të shpejta.
Prindërit pasi qëndruan një periudhë në Itali u rikthyen në Shqipëri. Unë shoqëri kam këtu por jo ajo e dikurshmja.
Thotë se Italia nuk është më ajo e viteve të para
“Dinamikat andej janë ngadalësuar. Ky fenomen vijoi pas viteve 2010. Vetë kam bërë punë dhe më pas producentët thonin s’kemi lekë. Kanë ngelur pa paguar balerinë, koreografë. Lodhje. Mbyllen kompanitë e kërcimit e aktrimit. Atje trenat ecin me shpejtësi të lartë por njerëzit me një ritëm të ngadaltë.