Ish-presidenti i Klubit Partizani, Paro Laçi ka bërë deklarata të forta për rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha në korrupsion, eliminime politike dhe skandale shtetërore. Nga urdhrat për vrasje te lidhjet me spiunazhin serb dhe grek, Laçi sjell dëshmi tronditëse për Berishën për gazetën “SOT”.

Laçi rrëfen sesi është kërcënuar për të mos denoncuar aferën e kompleksit “Partizani”, sesi është përballur me presionet e strukturave shtetërore dhe si Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet për këto çështje.

Ai deklaron se nuk ka frikë dhe do të vazhdojë të denoncojë çdo padrejtësi. Ndërkohë gjatë intervistës për gazetën “SOT”, Laçi zbardh të fshehtat tronditëse të masakrës së “21 janarit”, teksa tregon pse ndodhën vrasjet.