Ish-prokurori Ervin Karanxha ka qenë i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku ka komentuar hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilat çuan në arrestimin e tij me urdhër të SPAK.

Gjatë intervistës, Karanxha vuri në dukje se avokatët e Veliajt duhej t’i kishin paraqitur të gjitha pretendimet e tyre dhe të kishin kërkuar nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, largimin e prokurorit të çështjes, Olsi Dado.

Në seancë ka pasur pretendime nga Veliaj, gjykata ka caktuar masën e arrestit, ndërsa avokatët duhet t’i kishin paraqitur pretendimet e tyre me një memo me shkrim. Në këtë rast, Kodi i Procedurës Penale përcakton se çdo shqetësim duhet ngritur në kohën e duhur.